Nga Evropa

Qeveria Italiane, gati drafti për legalizimin e migrantëve.

“Ne kemi arritur në një marrveshje”. Kështu, Ministrja e Bujqësisë, Teresa Bellanova, shpall marrëveshjen për rregullimin e punëtorëve dhe migrantëve pa dokumente, të punësuar në sektorin e brendshëm dhe atë bujqësor. Do të jetë edhe kjo pikë, në mesin e atyre 55 miliardë euro, të cilat duhet të diskutohen në Këshillin e Ministrave: “Të gjitha çështjet janë zgjidhur dhe teksti përfundimtar i dekretit është gati.

Kë përfshin amnistia?


“Ne kemi punuar për të zhvilluar një ndërhyrje në rregullat që lejojnë mundësinë e lidhjes së një kontrate pune për ata që kanë qënë të punësuar ose kanë qenë të parregullt në zinxhirin e punëve në sektorin bujqësor, kujdesin personal dhe punën shtëpiake”. Kështu, Ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese, shpjegoi vendimin e qeverisë, duke u përgjigjur në Senat, gjatë një pyetjeje mbi perspektivat për një reformë të ligjit për migrantët në Itali. Në këtë mënyrë, nënvizoi ajo, “punëtorët që në të vërtetë janë të punësuar në fusha si bujqesia dhe në shtëpitë tona si punëtorë shtëpiakë dhe kujdestarë” do të kthehen në gjendje ligjshmërie.

Punëdhënësit duhet të jenë në gjendje të tregojnë për punëtorët e padeklaruar, si italianë ose të huaj, të raportuar në Itali para 8 Marsit. Në këtë rast, sipas Sole24ore, duket se duhet të bëhet një kërkesë midis 1 qershorit dhe 15 korrikut, duke paguar 400 euro për punëtor. Nga ana tjetër, punëtorët e huaj me leje qëndrimi të skaduar do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për një të përkohshëm për të kërkuar punë. Në këtë rast, kontributi që i paguhet shtetit do të jetë 160 euro.

Për të marrë lejen e përkohshme, megjithatë, ka disa kritere. Në fakt, punëtori “i padukshëm” duhet të paraqesë një dokument që vërteton se ai tashmë ka punuar në Itali: Lejet e përkohshme vetëm për ata që kanë pasur tashmë një kontratë pune në vitin 2019. Për të marrë lejen, pra, punëtorët do të duhet të paraqesin një kontratë të rregullt të firmosur në vitin 2019. Duhet të jepet disponueshmëria për t’u dërguar në punë. Inspektorati i Punës konstaton nëse ata kanë punuar më parë në Itali, domethënë nëse ata kanë një leje të skaduar dhe jo të rinovuar, dhe kjo shndërrohet në leje qëndrimi për punë gjashtëmujore ”.

Mund të ketë 600 mijë njerëz që do të përfitojnë nga dispozita e përfshirë në dekret. Ministri Bellanova, sqaroi se punëtorët e parregullt në Itali “janë rreth 600 mijë dhe jetojnë në vendbanime informale, të nënpaguar dhe shpesh të shfrytëzuar në një mënyrë çnjerëzore”. Midis këtyre, siç raportohet nga Corriere della Sera, 500 mijë mund të jenë të huaj.

Ja dokumenti në Italisht:

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: