Aktualitet

FOTO l “Tirana Riverside”, njihuni me projektin e lagjes më moderne të kryeqytetit

Arkitekti italian, Stefano Boeri ka prezantuar planin për krijimin e një lagjeje të re në Tiranë, si pjesë e planit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që është quajtur “Tirana Riverside”, ose Tirana e Bregut të Lumit.

“Do të jetë një qytet me teknoligjinë më të përparuar nga pikëpamja e internetit dhe 5G dhe një qytet ku e gjelbra është ideja themelore. Do të jetë një lagje që do të funksionojë pa qenë nevoja që të përdoret makina”, u shpreh arkitekti italian.

Lagjja e re që do të ndërtohet në zonën pranë Lumit të Tiranës do të ketë mbi 11 mijë banorë ose thënë ndryshe rreth 3 175 familje. Po aq sa numri i banorëve është parashikuar të jetë dhe numri i pemëve në këtë zonë dhe po aq sa numri i familjeve janë parashikuar dhe vendet e parkimit.

Përveç godinave ku do të jenë apartamentet për banorët, në këtë zonë parashikohet të ndërohen dhe tre qendra të mëdha, ku në dy prej tyre do të vendosen kryesisht zyra dhe në një tjetër do të funksionojë si qendër tregtare.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë lagje nuk do të strehohen vetëm familje që kanë humbur banesat nga tërmeti, por do të përfshihen dhe familje që kanë përfituar kredi të buta.

“Mesi presim që të nisi puna dhe kemi marrë dhe masa për lirimin e territorit. Do të bëjmë menaxhim social për ata që mund të kenë uzurpuar territor ndër vite. Asnjëri nuk do të marrim më pak metra seç ka, por duhet të pranojmë zhvillimin”, tha z. Veliaj. en

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: