Intervista

Veliaj: Punimet për teatrin nisin në fund të vitit! Territori i teatrit do të 3-fishohet

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, tha se punimet për teatrin e ri nisi në fund të vitit dhe se po punohet me detajimin e projektit të krijuar nga Bjarke Ingels. Në lidhje me protestat kundër prishjes së teatrit, Veliaj tha se 95 % e aktorëve janë pro.

Çështja e Teatrit Kombëtar është një temë e nxehtë diskutimi, e cila ka përfunduar deri në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti Meta. Për të diskutuar për këtë çështje, ku tashëm teatrit i kaloi me vendim qeverie si pronë Bashkisë Tiranë, kreu i saj Erion Veliaj i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv tha se po punohet me detajimet e fundit të projektit të teatrit i krijuar nga Bjarke Ingels. Veliaj tha se punimet do të nisin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër, pasi projekti është ende në detajime dhe kjo kërkon procedurën e vetë.

Kreu i Bashkisë garantoi se nga trualli i teatrit nuk do të preket asnjë centimetër, madje a do të trefishohet nga 3 mijë metra katrorë që është tani në 9 mijë metra, duke plotësuar të gjitha standardet europiane. Në lidhje me akuzat se po prish një trashëgimi kulturore, Veliaj tha se teatri kombëtar nuk ka qenë kurrë e shpallur trashëgimi e tillë.

“Jemi në detajimin e projektit dhe fakti që anuluar privatin ishte se artistët kërkonin disa gjëra që privati nuk ishte i gatshëm ta bënte. Do marrim të gjithë kohën e nevojshme të projektit të ri, por do të bëhet. Do të jetë projekti i Bjarke Ingels për të krijuar një teatër modern jo të shkojmë atje me batanije, por të ketë ngrohje-ftohje, të ketë salla të mjaftueshme  për prova dhe të mos jetë më një kotec. Teatri nuk ka qenë kurrë trashëgimi kulturore nuk ka qenë dhe nuk është shpallur kurrë. Punimet do të fillojnë në fund të këtij viti ose fillim të viti tjetër. Projekti është koncept ide nga Bjarke Ingels dhe asnjë centimetër që i përket teatrit nuk do të preket. në lidhje me hapësirën e parkimit nga bashkia nuk është menduar ende , por di të them që jam negociator mjaft i fort për të marrë maksimumin. Territori i teatrit do të 3-fishohet nga 3 mijë metra katror në 9 mijë metra, teatër të madh, teatër të vogël dhe teatër veror në tarracë dhe sigurisht dhe hapësira të“, tha Veliaj.

Lidhur me protestat kundër prishjes së godinës aktuale të teatrit, Veliaj tha se në fakt në të gjithë listën e punonjësve dhe aktorëve që janë pjesë e teatrit kombëtar, vetëm 1 është kundër.

“Në të gjithë listën që janë pjesë e teatrit kombëtar ke vetëm një aktor kundër. Kush punon aty është pro. Kur 95 % është pro dhe një kundër, unë nuk mund të dëgjoj minorancën.’, tha Veliaj. shc

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: