Aktualitet

‘Shqetësim serioz situata ekonomike’, Basha kritikon qeverinë: Ka lënë vetëm qytetarët dhe bizneset, janë në ankth për të ardhmen

“Shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19.”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në ‘facebook’ thotë se për qytetarët dhe bizneset është bërë një shqetësim shumë i madh ekonomia, pasi qeveria nuk i ka ndihmuar në këtë periudhë pandemie. Sipas Bashës qeveria Rama ka braktisur si qytetarët ashtu edhe bizneset, të cilët janë në ankth për të ardhmen.

“Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare,”-shkruan Basha.

‘Shqetësim serioz situata ekonomike’, Basha takime me qytetarë e vizita në dyqane (FOTO):

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: