Aktualitet Analize

5 arsye përse legalizimi i kanabisit mjekësor në Shqiperi, do të ishte një gabim

Eshtë e vërtetë që disa shtete në botë e kanë legalizuar kanabisin krejtësisht ose pjesërisht, duke specifikuar se në cilat raste lejohet. Eshtë e vërtetë që edhe Italia fqinje, nuk po e pengon iniciativën e kultivimit dhe shitjes së kanabisit, për arsye koleksionizmi (Të paktën ky është motivi zyrtar). Maqedonia e Veriut dhe disa vende të rajonit po duket se kanë filluar të lëvizin në ketë drejtim.

Po Shqiperia? A duhet ta legalizojë prodhimin dhe tregtimin e kanabisit për arsye mjekësore dhe koleksionizmi?

Qeveria Shqiptare, e vënë në vështirësi për arsye të krizave që ka kaluar dhe po kalon Shqipëria, me arkat bosh dhe pa shpresë për ndihma të tjera të ngjashme me donacionin/huadhënjen bujare, të një numri të madh shtetesh, për arsye të tërmetit – nuk duket t’i ketë punët mirë.

Zgjedhjet janë në prag dhe nëse situata tragjike e krijuar nga koronavirusi COVID-19 nuk përmirësohet së shpejti, gara do të bëhej gjithmonë e më e fortë dhe e vështirë. Duhet marrë në konsideratë fakti që kushdo që do të fitojë, do ta këtë shumë të vështirë të bëjë një qeverisje normale dhe pa sakrifica.

Kjo nevojë për para e Shtetit Shqiptar, a do të zgjidhej me legalizimin e kanabisit?

Në këtë artikull, do të marrim në konsideratë arsyet kryesore se përse nuk është një ide e mirë që kanabisi të legalizohet në Shqipëri (Në një artikull tjetër, do të gjejmë arsyet se përse do të ishte një ide e mirë).

Ja 5 arsyet kryesore se përse nuk është mirë të legalizohet:

  1. Do të kanabizohej e gjithë Shqiperia. Të gjithë e dinë se të kultivosh një bimë që të jep fitime monetare të medha dhe për më tepër që mbinë në terrene të ndryshme (të vështira dhe jo) e pa nevojë t’i bësh shumë shërbime, do të thotë të kesh bërë “bingo”. Kjo do të sillte braktisje të kulturave të tjera tradicionale dhe dyndje masive drejt kultivimit të kanabisit (me apo pa leje).
  2. Shoqëria shqiptare do të kriminalizohej. Me legalizimin, tregtimi do të ishte i ligjshëm por vetëm për arsye mjekësore e farmaceutike. Fitimi do të vazhdonte të ishte më i lartë po të tregtohej ilegalisht. Një paligjshmëri, sjellë tjetrën dhe ku ta gjejmë më ligjin.
  3. Imazhi i Shqipersisë në botë, do të përkeqësohej në mënyrë të pakthyeshme. Shqiperia në vitet e fundit është munduar të bëjë një pastrim të imazhit ndërkombëtar të saj. Me shumë mundime por tani konsiderohet si një destinacion turistik për bukuritë e saj të rralla. Do të perfundonim të na vinin për vizitë, për bimët tona të rralla.
  4. Nuk do të kuptonim kush është i cmëndur dhe kush është normal. A ju kujtohen ca të rinj shqiptarë që qëlluan me armë drejt një autobuzi të linjës Shqipëri-Greqi që kishin pirë hashash, përpara se të vepronin? Do të na duhej të ruanim veten më shumë se në 1997-ën.
  5. SPAK-u do të kishte më pak fuqi dhe të rroftë reforma. Po të legalizohej kanabisi, një pjesë e mirë e oligarkëve dhe politikanëve të dyshuar për trafiqe, do ta kalonin lumin me kalin e ligjit.

Intervistën e Kryeminstrit Rama, ku ai deklaron dhe konfirmon avancimin e kësaj idee, mund ta gjeni duke klikuar këtu: Intervista

F.P.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: