Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari: Duhet gjetur një konsensus dhe për ndryshimin e sistemit

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha për mediat se opozita parlamentare këmbëngul për ndryshimin e sistemit dhe ka një bindje se palët janë drejt dakord. 

Sa i përket kërkesës së opozitës për ta përmbyllur Reformën deri në datën 31 maj, ajo tha se nuk vendos data, por e rëndësishme është produkti final.

“Ramë dakord që mbledhja e ardhshme të jetë të mërkurën do të diskutohet për sistemin dhe do tju bëjmë një rifreskim të temave të bëra. Kjo tryezë ka për bazë të gjejë një produkt konsensual, është bërë që edhe opozita jashtë parlamentare të japë kontributin e saj, duhet gjetur një konsensus dhe për ndryshimin e sistemit:, tha ajo.

“Kryetarët e partive marrin vendim në kurriz të shqiptarëve, dhe duke qenë se nuk zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, marrin vendime në kurriz të qytetarëve. Burimi i problemit është ndryshimi i sistemit. Duhet t’i përgjigjemi vullnetit të shqiptarëve de të gjejmë një pikë konsensusi në këtë pikë. Kam përshtypjen se do gjejë zgjidhje në këshillin politik, dhe do gjejmë konsensus për ndryshimin e sistemit. Nëse do bëjmë një produkt në 31 maj duhet të takohemi dy herë në javë, mesatarisht dhe 5 takime të tjera Brenda majit. Besoj do arrijmë të kemi konsensusin e duhur me të gjitha pikat. Unë nuk vë data, se e shoh që janë ambicioze datat, unë shoh produktin. Të treja palët duhet të jenë të kënaqura për produktin që do të jetë në fund, si mazhoranca si opozita dhe ajo jashtëparlamentare”, tha Hajdari më tej. tch

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: