Aktualitet

Lehtësime të reja: Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare! Shtohen 14 zona të gjelbërta

Nga sot vendi hynë në një fazë me lehtësime të reja të vendosura nga qeveria për hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit.

Kështu 14 zona të reja të gjelbra, i shtohen hartës: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë.

Në këto zona ka zgjatje të fashës së orarit për të lëvizur nga ora 05:00-21:00 si dhe lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje.

Po nga sot do të hapen edhe blloku i tretë i bizneseve duke lejuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Ndryshim do të ketë edhe me karantimin e të riatdhesuarve, ku nuk do të ketë më karantinim në hotele, por të gjithë do të karantinohen në banesat e tyre.

Nga ana tjetër, në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi rregullat se: nuk lejohen qëndrimi me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Gjithashtu përjashtim bëjnë dhe 6 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, që do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

Nga 11 maji:

-Shtohen 14 zona të gjelbra

-Hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare

-Në zonat e gjelbra shtohet fasha e orarit nga ora 05:00-21:00

-Të riatdhesuarit karantinohen të gjithë në banesat e tyre

Çfarë nuk lejohet ende pas 11 majit

-Blindohen me postblloqe 6 zonat e kuqe

-Nuk lejohen kalimi nga zona e kuqe në atë të gjelbër

-Nuk lejohen grumbullimet

-Janë të ndaluara aktivitetet sportive e kulturore

-Nuk lejohet transporti publik

-Nuk lejohet hapja e aktiviteteve që nuk janë të përcaktuara në listën e 11 majit. tch

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: