Ekonomi Nga Evropa

Zona Shengen e mbyllur deri në 15 qershor, Shqipëria merr autorizimin për zgjerimin e korridorit humanitar për riatdhesimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka marrë autorizimin e posaçëm nga Agjencia Ajrore e Bashkimit Europian, që në kushtet e mbylljes së Shengen-it deri në 15 qershor, na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të “Air Albania”, për zgjerimin e korridorit humanitar, për të lehtësuar riatdhesimin.

Rama tha se ky ishte një nga problemet e mëdha, në kushtet kur ishte i domosdoshëm ky autorizim i posaçëm për të vijuar më tutje.

Kryeministri, po ashtu bëri të ditur se nga e hëna nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele.

“Nga e hëna nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele, por karantinimi mund të bëhet nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e domosdoshme të vet karantinimit në bazë të ligjeve”, tha Rama.

Qëllimi ynë është, u shpreh Kryeministri, që deri në fund të kësaj jave që vjen duke parë gjithmonë numrat të kemi një kalim të mëtejshëm dhe pas 18 majit të fillojmë të lehtësim gjerësisht lëvizjeje qoftë brenda për brenda, qoftë edhe për të kapërcyer kufijtë. atsh

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: