Aktualitet

Fundjavë në krye të detyrës/ Forcat e Armatosura u erdhën në ndihmë mbi 600 familjeve në nevojë

Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit kanë vijuar edhe të dielën punën për shpërndarjen e pakove ushqimore në mbi 600 familje në nevojë, pensionistë të vetmuar apo tek familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, theksoi se, operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike.

“Fundjavë në krye të detyrës”,- nënvizoi Xhaçka.

“Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 600 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme në bashkitë Mat, Bulqizë e Klos”,- bëri me dije Xhaçka.

“Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike dhe në mbështetje të bashkive që kanë ezauruar tashmë fondin e posaçëm për emergjencën. Bashkë do ia dalim”,- u shpreh Xhaçka. atsh

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: