Aktualitet

Rama i jep Veliajt truallin e Teatrit Kombëtar (VENDIMI)

Qeveria kalon truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare pikërisht ditën e sotme, 8 maj 2020.

Në vendim thuhet se Bashkisë i ndalohet ndryshimi i destinacionit të pronësisë. Trualli ka qenë në pronësi të Ministrisë së Kulturës. Në vendim thuhet se do të ndërtohet një godinë e re, duke përjashtuar kështu mundësinë e rehabilitimit siç edhe ka rekomanduar Europa Nostra.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës përmes ish-deputetes Jorida Tabaku. Ajo akuzon qeverinë se ka miratuar një vendim kriminal, që lidhet me Teatrin Kombëtar.

“Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt. Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte”.

Denoncimi i plotë
Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt.

Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë.

Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor.

As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë.  

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: