Freedom House deklasifikon Shqiperinë lidhur me lirinë e mediave. Ja reagimet e para të politikanëve kryesorë të vëndit:
Ne një gjë mund të jemi të gjithë dakort…media shqiptare nuk ka qënë kurrë e lirë. Vetë Migjeni, ironizonte në shkrimet e tij se si një revistë e “pavarur” e kohës, kërkoi financime nga shteti për të mbijetuar.
Nëse lideri i opozitës shqiptare Lulëzim Basha ia la fajin menjëherë qeverisë, duke harruar se si qeveritë ku ai bënte pjesë financonin me fonde publike mediat; publicitete të kushtueshme në media private, vetëm për t’i dhuruar para pa mundim pronarëve të tyre; Edi Rama si kryeministër i vëndit, doli të na mbushte mëndjen se jemi fanar ndricues porse drita e tepërt paskërka verbuar vlerësuesit.
Rama shpjegoi se sa prepara kemi ecur me lirinë e medias duke na krahasuar madje me shpikësit e së vërtetës dhe demokracisë në botë, sic është për shëmbull Serbia apo Maqedonia e Veriut, ku ne kemi gjithmonë ëndërruar të bëjmë pjesë. Ai theksoi se i kemi tejkaluar këto shtete dhe jemi te parët.
Kryeministri i qau hallin edhe punonjësve të Feedom House, duke i ftuar ata që të aplikojnë për të përmirësuar njohuritë e tyre dhe që të ndricohen pranë prestigjozes ballkanike ERTV.
Kujtojmë që ERTV-ja u krijua nga themeluesi i saj vizionar, në mes të lulëzimit demokratik të mediave shqiptare dhe shërben si frymëzim për të ecur në këtë drejtim edhe për vëndet e tjera.