Drejtori gjerman i Tirana Internacional Airport Costandin Von Alvensleben ka bërë një kallëzim në Policinë e kryeqytetit pasi një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me gurë.
Lajmi konfirmohet për Panorama nga burime të sigurta të cilat thanë se kreu i TIA-s në kallëzimin e tij në një komisariat në Tiranë ka thënë se është qëlluar teksa ai shkonte në punë me automjetin e tij.
Në foton që shihni është personi që dyshohet se është autori, zbuluar nga kamerat e sigurisë së zonës që ka hapur policia pas padisë

Ai nuk është identifikuar ende dhe blutë e kryeqytetit po punojnë për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e tij.
Kallezimi i Costandin Von Alvensleben është bërë për shkatërrim prone tek Komisariati nr.3 në Tiranë.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa vetë kreu i TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës, në kallëzimin e tij.